PDIU prezantoi sot në Pallatin e Kongreseve listën e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së tij e vuri theksin te zhvillimi për herë të parë i këtyre zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës.
Sipas tij, për këtë shkak zgjedhjet e 18 qershorit janë të pazakonta, por pavarësisht kësaj, vijoi Idrizi, PDIU ka vendosur të bëhet pjesë e këtij procesi.
Sipas Idrizit, situata konfliktuale në Shqipëri është në disfavor të faktorit shqiptar në rajon.
"Zgjedhjet e 18 qershortit janë të pazakonta, janë produkt krejt i shëmtuar i konfliktualitetit politik në këto 27 vjet në politikën shqiptare, por veçanërisht i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kur jeta politike u bazua në ligjin e xhunglës.