Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka rinisur takimet për zgjidhjen e ngërçit politik.
Lu mbërriti këtë pasdite në selinë e PD ku takoi për rreth 30 minuta kryetarin demokrat, Lulzim Basha. Në fokus të këtij takimi mësohet të jetë situata politike në vend.
Kjo pritet të jetë një tjetër përpjekje e ambasadorit amerikan për të negociuar ngërçin politik, pas vendimit të marrë tashmë nga opozita për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit.