Report TV - Gjysma e shqiptarëve mbi peshë,Ylli: Kontroll reklamave e fast food-eve

2017-07-06 3

Gjysma e popullsisë në Shqipëri është e mbi peshë dhe 30 % për qind janë obezë. Shifër alarmante ka edhe tek fëmijët të cilët janë 15 % e fëmijëve në moshë shkolle që janë obezë.

Për të kontrolluar dhe monitoruar këtë faktor risku në shkurtimin e jetës, shefi i sëmundjeve kronike në Institutin e Shëndetit Publik, Alban Ylli, shpjegoi edhe mënyrën se si do të rritet kontrolli në cilësinë e ushqimeve dhe në edukimin e popullatës.

Nëse deri më sot, arsyet e obezitetit janë konsideruar si individuale, Alban Ylli e hedh poshtë këtë tezë.

Ndërkohë që edhe mënyra e testimit për të parë sasinë e dhjamit në trup ka ndryshuar. Tashmë ISHP do të përdorë një teknikë të re.

Free Traffic Exchange