Lumi Osum në Berat vazhdon të jetë i ndotur. Pavarësisht se në ditën e tokës disa vullnetarë tentuan të sensibilizonin banorët e zonës, gjendja e lumit vazhdon të jetë po e njëjta.
Bashkia e Beratit çdo ditë bën reklama duke treguar në lidhje me investimet në fasada. Por pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij.
Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri thirrje për pastrimin e brigjeve të lumenjve ose në të kundërt do të përballeshin me gjoba, si duket kjo thirrje e ministrit nuk i bën përshtypje bashkisë së Beratit, pasi kjo e fundit as që e ka vënë ujin në zjarr për të pastruar sadopak pjesën brenda qytetit.
Lumi Osum është tërësisht i ndotur në të gjithë gjatësinë e tij, por ajo çfarë është me turpshme është pjesa brenda qytetit, e cila shpesh është bërë objekt i fotografive të turistëve të shumtë të cilët vizitojnë qytetin e një mbi një dritareve.