Në mbyllje të takimit të gjashtë me Festivalin e Muzikës Klasike ?Different Trains?, violinçelisti Vlorent Xhafaj dhe pianisti Peter Laul do të luajnë Beethoven.
?I përkasin 3 periudhave të jetës së tij, është rinia në të cilën ai u afirmua si gjeniu i klasicizmit, periudha e dytë e jetës së tij në të cilën ai është jo vetëm kompozitori më i njohur por edhe personaliteti më i madh i periudhës së tij. Kjo është periudha e fundit e jetës së tij, periudha e izolimit të plotë ku njerëzit nuk e dinin as sa vjeç ishte, as në jetonte më.?
Tradita e kërkon që në ?Different Trains? të luhet muzika e vendit tonë. Për rusin Peter Laul kjo është ardhja e dytë në Shqipëri. Ai është një emër i rëndësishëm në muzikën klasike dhe një nga pianistët më të njohur në Evropë dhe Rusi. Në gjithë këto vite aktivitet ky festival ia ka dalë veçanërisht në një drejtim.
?Publiku që e frekuenton ka mjaft të rinjë që ndodhë rrallë edhe në vendet evropiane.?
Kompozimet e Beethoven, Dizdari e Harapit do të dëgjohen në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse./TvKlan