Ora News – Basha: Rama në kotec, ndan çmimet OSCAR për ministrat e korruptuar

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste është vënë në qendër të fjalës në çadrën e protestës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ai nuk i kurseu ironite kur tha se Rama ndau çmime OSCAR, për ministrat e korruptuar. Në ditën e Europes Basha tha se Rama është strukur në kotec, dhe po kujton se në pushtet erdhi me premtimin për shqipërinë europiane dhe po e lë qeverisjen si aleance anti popullore.
Në ditën e 81 të protestës, Basha tha se frika nga gjykimi popullorë, detyron kryeministrin Edi Rama të asgjesoje zgjedhjet e lira. Ai ftoi qytetarët që më 13 maj të bashkohen ne protetstë për t?i dhënë fund asaj që e quan teatër kukullash dhe komplotit ekonomik në kurriz të shqiptarëve.
Basha: 13 maji si një pikë kulmore e këtij bashkimi popullor dhe vazhdimi i përditshëm deri në fitoren totale. Fitorja e zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk është thjesht dhe vetëm një hap gjigand për lirinë e shqiptarëve, por është vetë hapja e derës drejt republikës së re. Është mbyllja e derës së republikës së vjetër, të padrejtësisë, arrogancës të krimit dhe drogës. Le ta falimentojmë sëbashku teatrin e shëmtuar të kukullave. Le ti japim fund komplotetit ekonomik dhe politik kundër shqiptarëve. Le ta përcjellim me ceremoni republikën e vjetër. Të gjithë bashkë me 13 maj ta hapim derën e historisë së re të Shqipërisë Europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-13-maj-ta-percjellim-me-ceremoni-republiken-e-vjeter/