Meta: Asnjëherë nuk është vonë për dialog

2017-07-06 2

Në ditën e Europës, Ilir Meta hapi dyert e kuvendit. Ftesës së tij iu përgjigjën edhe deputetet që nuk janë në listat e ardhshme. Teksa kriza politike i sheh palët larg njëra tjetrës, Ilir Meta si Kryetar i Kuvendit e President i zgjedhur thotë se nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme e se ai do vazhdojë përpjekjet për dialog.

?Vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri dhe jo egoizëm, më tepër dialog e më pak arrogancë, më shumë qetësi, stabilitet, investime dhe natyrisht mundësi punësimi e barazi sociale, duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen europiane si prioritet i axhendave politike. Asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme. Nuk do të rresht kurrë përpjekjet e mia për dialog dhe kompromis.?

Teksa ka drejtuar për katër vjet legjislaturën e 8 të Kuvendit, Meta thotë se shpreson që parlamenti i ri të ketë sa më shumë të rinj pasi janë shembulli i pasionit të sinqertë për vendin.

Tv Klan