Vjen misioni i OSCE/ODHIR: “Shohim procesin, jo kush merr pjesë”

2017-07-06 1

300 vëzhgues të misionit të OSCE/ODHIR do të zbresin në të gjithë territorin e Shqipërisë ditën e 18 qershorit për të monitoruar procesin e zgjedhjeve. Në konferencën e parë për shtyp mbi punën e misionit, shefi i kësaj përfaqësie në Tiranë Peter Tejlor, nuk pranoi të jepte asnjë koment lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

?Vendimi për të marrë pjesë ose jo në zgjedhje është vendim politik. Të gjitha partitë poltike janë të rëndësishme për misionin tonë dhe ne do e diskutojmë këtë çështje me to. Por ne jemi këtu për kushtet se si do të zhvillohen zgjedhjet. Ne nuk mund të flasim për këtë pa nisur proçesi dhe qëndrimin do ta shprehim në raportin final. E përsëris, roli jonë këtu nuk është të themi nëse zgjedhjet janë legjitime apo jo, por nëse procesi është i rregullt.?

Tejlor tha se procesi do të ishte njësoj edhe nëse ka pjesëmarrje të ulet në zgjedhje.

?Nëse njerëzit vendosin të mos marrin pjesë, procesi do të jetë i njëjtë. Do të ketë fushatë, do të ketë montorim nga media dhe në metodologjinë tonë ne shohim procesin?.

Për Peter Tejlor, misioni i monitorimit të zgjedhjeve do të shohë nëse ka rrezik të deformimit të votës së qytetarëve nga paratë e pista, duke iu referuar këtu akuzave që Partia Demokratike ka bërë për përdorimin e parave të kanabisit në zgjedhje.

?Zgjedhjet marrin kuptim në kushtet lokale. Ne jemi të kujdesshëm për të parë se si realiteti tjetër i ndikon ato dhe do të shohim se si do të funksionojë i gjithë procesi. Votuesit duhet të kenë besim te vota e tyre. Përshtypjet tona nëse këto para do të ndikojnë do t?i themi në deklaratën pas përfundimit të zgjedhjeve.?

OSCE /ODHIR nuk dha qëndrim të ndarë nëse është apo jo demokratik procesi zgjedhor me skenarin e shtyrjes së datës 18 qershor, por specifikoi se misioni i tij ka mbërritur për zgjedhjet e kësaj date.

?A do të jem i lagur nëse bie shi nesër apo jo? Nuk e di. Nëse kushtet ndryshojnë, okay le ta diskutojmë.?

Peter Tejler tha se nuk mund të gjykojë nëse votimi dhe numërimi elektronik është një zgjidhje për të zhvilluar procesin demokratik dhe se misioni i tij do të gjykojë mbi kushtet teknike që ka Shqipëria./TvKlan