Meta: Duhet dialog, jo arrogancë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e europes kryetari i kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur te përçoje mesazhin se ende ka kohe per nje marrëveshje mes shumicës dhe pakicës. Ne nje kohe kur prej rreth 3 muajsh opozita ndodhet jashtë parlamentit, meta ka theksuar nevojën per te vendosur axhenden evropiane mbi interesat e partive.?Vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri e jo më shumë egoizëm. Më tepër vetëmohim, më tepër dialog e më pak arrogancë. Më tepër kulturë kompromisi dhe më pak kokëfortësi. Më shumë qetësi. Më shumë stabilitet. Më shumë investime e natyrisht më shumë mundësi punësimi dhe barazi sociale. Duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e tij të përbashkët evropiane, si prioritet kryesor i gjithë axhendave të veçanta politike, asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme e gjithëpërfshirëse, me qëllim që Shqipëria të ecë denjësisht drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, duke hedhur hapin e duhur: çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.?Edhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin vuri ne dukje se Brukseli do e mbështesë gjithnjë Shqipërinë, por rrugët e zgjidhjes janë përgjegjësi e qytetareve shqiptare.?Ne sot festojmë por Bashkimi Europian kërkon gjithashtu shume pune, shume vendime te guximshme, shume ndryshime qe do te zevendesojne zakonet e vjetra e do te sjellin rregulla te reja. Une gjithnjë përsëris se ndryshimet ne vendin tuaj jane përgjegjësia juaj, por ju nuk jeni vetëm, ju keni miq dhe partnere ne Bashkimin Europian qe te dëshirojnë qe ju t?ia dilni.?Ne ditën e europes parlamenti ka hapur dyert per çdo qytetar qe dëshiron te vizitoje ambientet ku zhvillohen seancat plenare.