TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh sot nga çadra e protestës se kryeministri i trembet gjykimit popullor me votë dhe se me asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme po asgjëson Shqipërinë. Basha nuk la jashte vemendjes Kongresin e PS.
Kryedemokratit theksoi se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, por me mashtrime po asgjëson të vërtetën që tashmë sipas tij, cdo shqiptar e di.
Basha nuk la pa ironizuar dhe deklaratat për 300 mijë vende pune.
?Edi Rama i trembet gjykimit popullor me votë sepse s?di ti përgjigjet pyetjeve për 300 mijë vende pune, për subvencione, ndihmë ekonomike, arsim cilësor. Nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Nuk mbajti asnjë premtim sepse nuk u përpoq kurrë të mbante premtimet e tij. Kjo vetëm që të përfitojne pushtetaret kriminelë të kupolës së tij politike.
Ky komplot ka rekrutuar me paratë e drogës lobiste që përpiqen ti shesin kryeqyteteve europiane dëngla dhe mashtrime për të asgjësuar të vërtetën e çdo shqiptari, të djathtë e të majtë. Nëse jo ti gënjejnë të paktën ti vënë në dyshim me qëllimin që në zyrat dhe mediat ku kanë akses, të injektojne jo të vërtetën, por genjeshtrën?.