Report TV - Gjobë se zvarrisin gjyqet, avokatët për Report Tv: Fajtore gjykata

2017-07-06 1

TIRANE-Zvarritja e proceseve në gjykatat shqiptare nga 1 gushti do të sjellë penalizim për avokatët të cilët pa shkak shtyjnë seanca me kërkesa të pajustifikuara dhe në kundërshtim me ligjin.

Kjo masë parashikohet në Kodin e Ri penal që do të aplikohet për pak muaj, ndërsa për mikrofonin e ReportTv avokatët shprehen se gjoba nuk do të zgjidhë problemin me shtyrjet e seancave. Sipas tyre përgjegjësi për këtë situatë ka gjykata, prokuroria dhe avokati pasi në shumicën e rasteve shprehen ata mbyllja e një dosje i siguron dhe pagesën e plotë nga klienti që mbrojnë.

Zvarritja e gjyqeve, nga gushti 50 -100 mijë lek gjobë avokatëve
Nga 1 gusht 2017 të gjithë avokatët të cilët bëhen shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore në sistemin e drejtësisë do të penalizohen me gjobë 50 deri në 100 mijë lekë.
Kjo masë ndëshkimi është future për herë të parë në ndryshimet që pësoi kodi penal më 30 mars të këtij viti, ndërsa ky ligj hyri në fuqi me heshtjen e presidentit pasi nuk u dekretua prej tij.