OSBE/ODIHR: Pjesëmarrja ose jo në zgjedhje, vendim politik - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR në daljen e parë publike, deklaroi se i gjithë aktiviteti i Vëzhguesve do të jenë procesi zgjedhor dhe jo debati politik në Shqipëri. Megjithatë, Peter Tejler, theksoi se askush nuk detyron partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.?Vendimi për të garuar ose për të mos garuar në zgjedhje është një vendim politik dhe ne do e diskutojmë këtë çështje me të gjitha partitë politike. Por ne jemi këtu të vëzhgojmë procesin, për të vëzhguar zgjedhjet dhe kushtet në të cilat këto zgjedhje zhvillohen. Një deklaratë nëse këto zgjedhje do jenë demokratike ose jo mjaftueshëm demokratike është diçka për të cilën ne nuk mund të flasim përpara se procesi të nisë. Ne do adresojmë çështjen në raportin përfundimtar dhe në qëndrimet tona preliminare. Pozicioni dhe mandati ynë nuk është përcaktuar nëse zgjedhjet janë legjitime ose jo, por për të vëzhguar procesin zgjedhor.?Kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet, kreu i misionit të vëzhguesve, theksoi se teknologjia në zgjedhje, një ndër kërkesat kryesore të opozitës, nuk mund të zbatohet. ?Nëse jam informuar korrekt, vendimi është që të mos përdoret aplikimi i teknologjisë në zgjedhje. Ne e dimë se ky vendim është marrë dhe ne nuk mund të asistojmë aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, pra votimin dhe numërimin elektronik, nëse ato nuk përdoren. Kjo është pjesë e debatit politike në vend dhe le të jetë i tillë, por jo çështja jonë.?Peter Tejler tha se në Shqipëri do të ketë një ekip të gjerë vëzhguesish ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e qeverisë shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar.?Misioni do vëzhgojë procesin para gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk janë vetëm një ditë. Çfare ndodhë para dhe pas është njësoj e rëndësishme. Të hënën e ardhshme do na bashkohen 26 vëzhgues afatgjatë që do ndahen në 13 ekipe dhe do vendosen ne të gjithë vendin. Është kërkuar edhe një ekipi prej 300 vëzhguesit afatshkurtër. Ne nuk jemi politikane, por specialiste. Nuk jemi këtu per te komentuar zhvillimet politike. Interesi yne është se votimi dhe numërimi te behet me transparence. Që qytetarët të ushtrojnë te drejtën e tyre të votës në sekret dhe larg presioneve apo blerjes së votës.?Tejler bëri me dije se misioni do të mbajë kontakte me aktorë politike dhe te shoqërisë civile për të vlerësuar zgjedhjet nëse arrijnë standardet ndërkombëtare.