Durrës- Shpërthim në banesën e ish-të dënuarit, dëshmia: Nuk kam frikë

2017-07-06 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sulmohet me lëndë plasëse lokali dhe shtepia e Fetah Metaj, ish-dënuar për disa vepra penale, ndërkohë që ishte ish-punonjës i Bashkisë Durrës në Parkun e Autobuzeve.
Shpërthimi ka ndodhur në lokalin, mbi të cilin ngrihet edhe shtëpia e Fetah Metaj në lagjen 15 të qytetit bregdetar e njohur ndryshe si zona e Porto Romanos. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, kryesisht është dëmtuar vetrata e përparme e lokalit që ishte në rikonstruksion e sipër. Shpërthimi është regjistruar pak pas mesnates së 8 majit 2017, ndërkohë që familja Meta ? Fetahu bashkëshortja dhe dy djemtë e tij ndodheshin në katin e sipërm të objektit trekatësh.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e Durrësit e cila nisi hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes dhe motivin e shpërthimit. Nga hetimet paraprake, bazuar edhe nga e kaluara e Fetah Mataj, dyshohet se kemi të bëjmë me hakmarrje, pasi Mataj ka pasur disa incidente në të kaluarën me persona të ndryshëm në qytetin e Furrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-shperthim-e-lene-plasese-prane-nje-banese/