TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh sot nga çadra e protestës se kryeministri i trembet gjykimit popullor me votë dhe se me asgjësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme po asgjëson Shqipërinë.
Basha nuk la pa ironizuar dhe deklaratat nga Kongresi i PS për 300 mijë vende pune.
?Edi Rama i trembet gjykimit popullor me votë sepse s?di ti përgjigjet pyetjeve për 300 mijë vende pune, për subvencione, ndihmë ekonomike, arsim cilësor. Nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Nuk mbajti asnjë premtim sepse nuk u përpoq kurrë të mbante premtimet e tij. Kjo vetëm që të përfitojne pushtetaret kriminelë të kupolës së tij politike.