Në një kohë kur Partia Socialiste ka mbledhur kongresin e partisë në Durrës, kryetari i kuvendit në detyrë, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka dhënë mesazh për situatën politike, ndërsa ka bërë thirrje për dialog.
?Duhet të reflektojmë me vizion të qartë për të ardhmen e vendit. Të bëhemi shembull i dialogut. Të kemi më pak arrogancë dhe më pak kokëfortësi. Duke vendosur përpara të ardhmen e popullit dhe interesat evropiane, asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme, duke hedhur hapin e duhur drejt anëtarësimit për çeljen e negociatave për në BE. Nuk do rreshtin përpjekjet e mia për dialog, bashkëpunim e kompromis ?, u shpreh Meta.