Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë dyshim, zgjedhjet në datë 18 qershor do të zhvillohen edhe pa Partinë Demokratike.
Nga Durrësi ku u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste për prezantimin e programit, kryetari i PS deklaroi se parlamenti i ri do të jetë pa Saliun, por jo pa opozitë, ndërsa do të me zhbllokimin e vettingut.
"Në këtë ditë të Europës dhe të nisjes tonë drejt fitores unë u jap fjalën shqiptarëve kudo që të jenë se 18 qershori do të jetë dita e vettingut të popullit drejt politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re.