Ora News – Misioni nuk ndalet, Kryqi i Kuq në 96 vjet në betejë për jetën

2017-07-06 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryqi i Kuq bën sot 96 vjet në betejat e përditshme për të shpëtuar jetët e njerëzve në të gjithë botën. Pavarësisht kushteve dhe sfidave që sjell koha misioni nuk ndalet. 39 degët e Kryqit të Kuq Shqiptar përmes aktiviteteve të ndryshme në të gjithë vendin përcollën mesazhet e ndjenjës së solidaritetit, vullnetarizmit për njerëzit që kanë nevojë. Mesazhet më të forta të vlerave humanitare u përcollën nga fëmijët përmes punimeve të tyre.
Askush prej nesh nuk e di se kur mund ti duhet ndihma e parë, kur do të ketë nevojë për gjak apo të shpëtojë jetën e dikujt. Prej 96 vjetësh, Kryqi i Kuq rend nëpër botë. Në 8 maj, Ditën Botërore të Kryqit të Kuq, Sekretari i Përgjithshëm Artur Katuçi, thotë se misioni nuk do të ndalet kurrë në mënyrë që njeriu të ndihmojë këdo që është në nevojë.
Artur Katuçi: Viti 2017 është një vit më i mirë se 2016 dhe gjithnjë e më tepër qytetarët shqiptarë janë të sensibilizuar me idenë e një shoqërie solidare dhe humane. Sigurisht që përpjekjet për këtë nuk duhet të reshtin asnjëherë. Me të gjitha jemi në sfidë, shoqëria e sotme është shumë komplekse, kryesisht ajo që vuajnë njerëzit është paraja, rendja pas fitimit.
Por me çfarë sfidash po përballet në këtë mision Kryqi i Kuq Shqiptar?
Artur Katuçi: Qënia në nevojë është një lloj elementi që nuk kursen asnjë lloj njeriu. Ne themi që për gjak ka nevojë nëna që i jep jetë fëmijës, të sëmurët me talasemi, njerëzit që janë në një operacion kirurgjikal. Çdonjëri prej nesh mund të ketë nevojë për gjak, sot jemi mirë me shëndet, por nesër .. Në këtë lloj aspekti njerëzit duhet ta shohin vunerabilitetin si një gjë që ka të bëjë me secilin prej nesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/misioni-nuk-ndalet-kryqi-i-kuq-ne-96-vjet-ne-beteje-per-jeten/

Free Traffic Exchange