Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërmarrja e pastrimit të plazhit ka nisur punën për gjatë gjithë vijës bregdetare dhe brenda datës 20 maj pritet që plazhi i Durrësit do të jetë gati për të pritur pushuesit.
Drejtori Alfred Dhuli tha se aktualisht grupet e punës janë përqëndruar në pastrimin e mbetjeve të detit dhe vendosjes së koshave të mbeturinave, ndërsa pas pak ditësh do të kryhet plugimi dhe dezinfektimi i rërës.
Alfred Dhuli: ?Sa të pushojë shiu do fillojmë plugimin e tokës, dezinfektimin dhe brenda pak ditësh plazhi është gati. Themi se nga data 20 maj çdo gjë është gati.?
Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit mirëmbajtja e vijës bregdetare do të menaxhohet nga ndërmarrja e pastrimit të plazhit që do kryejë ndërhyrje dy herë në ditë.
Alfred Dhuli: ?Këtë vit është përgatitur një kontratë me ata që marrin plazhet private që pastrimi të bëhet me ato kushte që do ti vendosim neve, që do të thotë se pastrimi i plazhit do mbarojë në mëngjes para orës 07:00 dhe të fillojë pastrimi tjetër pas orën 19:00.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-nis-pastrimi-i-mbeturinave-ne-bregdet/