Report TV - Rama s'flet më për PD: Nisim punimet për aeroportin e Vlorës

2017-07-06 1

Ashtu siç e paralajmëroi, nga e hëna Edi Rama nuk ishte më i disponueshëm për PD-në.

Madje në konferencën për shtyp ku njoftohej krijimi i një linje ajrore shqiptare, Rama nuk preferoi as ta komentojë këtë forcë e cila prej pothuajse 80 ditësh zhvillon protestën para zyrës së tij.

Ndërkohë krahas linjës së parë ajrore shqiptare që mund të nisë të veprojë brenda vitit, Rama foli dhe për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.