?Ora e Zooparkut?, romani më i ri i shkrimtarit të njohur Zija Çela është promovuar këtë të hënë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Zija Çela shquhet për lëvrimin metaforik e grishës të prozës së tij më dhjetëra romane që kanë dalë në dritën e botimit, si triptiku ?Gjaku i dallëndyshes? , ?Gjysma e Xhokondës?, ?Banketi i hijeve?, romanin ?Las Varrezas? me të cilin është vlerësuar me çmimin ?Penda e Argjendtë? në 2005-ën nga Ministria e Kulturës e më gjerë. Një vlerë të veçantë kanë edhe tregimet e Zija Çelës.