http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndryshimeve ne poste drejtuese lëvizjet kane përfshire edhe policinë e Tiranës ne nivel komisariatesh, por edhe të gjitha drejtoritë e qarqeve.Kështu zv/drejtori i policisë së Tiranës Skënder Hita, emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë. Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinamati, i cili me pare mbante detyrën e shefit të komisariatit 2 ne kryeqytet.Ndryshimet kanë prekur dhe komisariatin nr 1 dhe atë 4, por edhe policinë e Shijakut.Ndërkohe shefi i repartit ?Shqiponja? Vladimir Laskaj është larguar nga kjo detyre me kërkese te tij dhe është emëruar specialist ne dr. e përgjithshme te policisë.Edhe komisariati rrugor pësoi ndryshime. Shefi Ervin Hasrama u zëvendësua nga Erjon Ahmeti, i cili më parë mbante postin e specialistit në sektorin e analizës së policisë rrugore.