Tjetër furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Pas drejtorëve rajonal janë ndryshuar një pjesë e shefave të komisariateve në rrethe, por edhe në Tiranë.
Pas emërimit të Ardi Veliu si Drejtor i Policisë Tiranë, janë larguar 4 shefa komisariatesh, është ndryshuar zv.drejtori i policisë së Tiranës dhe është larguar shefi i Policisë Rrugore.
Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Skënder Hitaj është larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Lezhë. Zv.Drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit nr.2. Ndërkohë shef i komisariatit nr.2 është emëruar Ylli Doda. Shefi i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama është larguar dhe në vend të tij është emëruar Erjon Ahmeti.