KQZ miraton fletën e votimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen dhe renditjen e partive politike në fletën e votimit, në funksion të zgjedhjeve të 18 Qershorit.Sipas shortit i pari subjekt politik ne flete do të jetë FRD, ndërkohë që LSI do renditet e 14-a dhe PS e 15-ta. Burime bëjnë me dije se pas miratimit te numrit te fletëve te votimit do dërgohet per printim. Ne18 qershor do të garojnë 15 parti. Fletët e votimit do të printohen nga kompania greke ?Lykos-Group?, e cila ofron shërbime ne 50 vende dhe ku printohet edhe kartëmonedha ?euro? për shtetin helen.Por, më herët, KQZ është përfshirë nga debatet, pasi përfaqësuesi ligjor i PD e më pas edhe tre anëtarët e KQZ të mbështetur nga opozita, kërkuan që të mos merrej një vendim i tillë. Sipas tyre, KQZ duhet të presë afatin ligjor prej 5 ditësh, që partitë të mund të ankimojne pranë Kolegjit Zgjedhor për vendimet e mëparshme, mbi regjistrimin e listave të kandidateve për deputetë të partive.Por kreu i KQZ konsideroi kërkesës si përpjekje për të zvarritur procesin.Ndërkohë, para KQZ-së ?Sfida për Shqipërinë? garuese në zgjedhje ka denoncuar përfshirjen e personave me të kaluar të dyshimtë në listat e kandidatëve për deputetë.Në funksion të transparencës, KQZ ofron të gjithë listën e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive politike, të ndara edhe sipas qarqeve.