Teksa Majlinda Bregu fliste pas mbledhjes së grupit se PD duhet të riformohet, deputetja Albina Dede, një mbështetëse e Bashës ka kaluar aty pranë dhe ka ngritur lart dy gishta.
Si duket ajo nuk i kanë pëlqyer kritikat ndaj liderit të saj dhe ideja për riformimin e PD, e për këtë arsye si ?kundërpërgjigje? ka ngritur 2 gishtat lart.
Dede njihet për një përkrahëse e flaktë e linjës së ashpër të PD.
Më herët ajo ka shkruar dhe një status të çuditshëm, ku pas zgjedhjes së presidentit Trump u falënderonte Berishën apo edhe statusin e urimit të ditëlindjes së vajzës duke e lidhur me protestën e opozitës.