http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri grek i mbrojtjes Panos Kamenos paralajmëron Shqipërinë se nuk është ne interes te saj dhe ne dem te marrëdhënieve mes dy vendeve te furnizoje tezat nacionaliste, duke hedhur here pas here idenë e Shqipërisë se Madhe.Ne nje interviste per televizionin grek ?Skai?, Kamenos, i njohur per qëndrimet e tij radikale, theksoi se Shqipëria duhet te jete e interesuar per marrëdhënie sa me te mira me Greqinë.?Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Ne me Shqipërinë bisedojmë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, për të drejtat e njeriut të minoritetit grek, por jo për çështje që rëndojnë Greqinë ose për çështje të cilat janë të mbyllura. Debate te tjera si ato per ndryshim kufijsh ne Ballkan jane thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato.?I pyetur nga gazetari ne lidhje me qëndrimin e Greqisë per emrin ?Maqedoni?, Kamenos u përgjigj se Athina zyrtare jo vetëm nuk do ta njohe kurrë ketë emër, por siç po shkojnë zhvillimet ne Shkup, aty po diskutohet nëse do te ekzistoje apo jo si shtet.