Report TV - 11 fshatra të bllokuara në Mirditë u premtohet ndërtimi i rrugës

2017-07-06 1

Pritet të marrë zgjidhje problemi i rrugës që lidh 11 fshatrat e Mirditës me qytetin e Rrëshenit.

Pas shumë protestash ku 5 mijë banorët e zonës së Bukmirës dhe Kaçinarit kishin zhvilluar në lidhje me bllokimin e rrugës që ishte bërë nga një firmë e cila po ndërtonte hidrocentrale, kryetari i bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj ka reaguar duke dhënë premtimin se problemi i banorëve të kësaj zonë do të zgjidhet brenda muajit qershor.

Dedaj është shprehur se ka kontaktuar me firmën turke që po zhvillon punimet dhe sipas tyre problemi i rrugës është në punë e sipër dhe shumë shpejt do të jetë në parametrat e parashikuar.

Banorëve të 11 fshatrave prej më shumë se një muaj u është dashur të kalonin në një rrugë me shumë rrezikshmëri, pasi traseja ekzistuese ishte bllokuar dhe rruga e improvizuar nga firma që po ndërtonte hidrocentralin ishte jashtë çdo standardi.

Free Traffic Exchange