Report TV - Furtunë në Policinë e Tiranës largohen 7 drejtues/ Lista

2017-07-06 42

urtuna e ndryshimeve në policinë e Shtetit ka përfshirë edhe Policinë e Tiranës.

Pas emërimit të Ardi Veliu si Drejtor i Policisë Tiranë, janë larguar 4 shefa komisariatesh, është zv.drejtori i Policisë së Tiranës, është larguar shefi i Policisë Rrugore, por edhe shefi i sektorit ?Shqiponja?.

Zv. Drejtori i Policisë së Tiranës Skënder Hitaj është larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Lezhë. Zv/drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati, i cili më parë ka qenë Shef i Komisariatit nr.2.

Shefi i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama është larguar dhe në vend të tij është emëruar Erjon Ahmeti. Shef i sektorit ?Shqiponja? është bërë Olsi Bistri dhe është larguar Vladimir Laska.

Elton Alushi është larguar si Shef i Komisariatit nr.4 dhe ka shkuar te krimet e rënda në Policinë e Shtetit. Shef i komisariatit nr.4 është bërë Agim Hoxha, që më parë ka qenë shef i Komisariatit të Shijakut.

Free Traffic Exchange