Report TV - Shkodër, burri vret gruan partnerja e dytë që i merr jetën

2017-07-06 1

SHKODËR-Burri vret gruan me çifte, ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të hënë rreth orës 00:00 në fshatin Guci e Re, Shkodër,

Viktima Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe është vrarë nga bashkëshorti Beqir Xhilaj, 74 vjeç i cili pas një konflikti e ka qëlluar me çifte dhe më pas është ulur pranë kufomës dhe ka konsumuar raki.

Kjo është bashkëshortja e dytë që Xhilaj i merr jetën. Ai në kohën e komunizmit ka vrarë edhe gruan e parë.

Ashtu si vrasjen e sotshme edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje.

Pas kryerjes së dënimit prej afro 15 vitesh për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish.

Martesa me gruan e dytë ka përfunduar pa tragjedi. Martesa e tretë ishte me gruan që i mori jetën sot.