Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Legjislatura parlamentare që u mbyll të enjten e 4 majit, shënoi ndërmarrjen e disa reformave mjaft të rëndësime që tejkalojnë një mandat qeverisës të cilat kishin impakt të menjëhershëm por që do te shtrihen dhe në kohë. Debatet për këto reforma ishin të shumta, ndërsa opozita i ka kundërshtuar duke i cilësuar jo eficente ndërsa ka premtuar shfuqizimin e disa prej tyre siç është reforma në arsimin e lartë apo ndarja administrative territoriale.
Kryefjala e legjislaturës së 8 të parlamentit të Shqipërisë, ishte reforma në drejtësi. Pas një pune më shumë se 2 vjeçare, me investimin e paprecedentë të faktorit ndërkombëtar, më 21 korrik 2016, u ngritën 140 kartonë jeshil në sallën e parlamentit për ndryshimin më të madh e më të rëndësishëm të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas një formule të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkimi Europian ku caktonte se përbërja e komisioneve që do të bënin të mundur ngritjen e institucioneve duhet të ishte e përbërë gjysmë-për gjysmë, mes shumicës dhe opozitës parlamentare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/flasin-protagonistet-cfare-u-arrit-ne-drejtesi-reformen-territoriale-dhe-arsimi/