E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (07 maj 2017)

2017-07-06 13

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Pas 10 vitesh në Tiranë, Kristi është rikthyer tek gjyshërit në fshat. Ajo mundohet të përshtatet por ndonjëherë gjërat dalin jashtë parashikimeve. Çfarë ka për t?u thënë atyre tek "Ka një mesazh për ty". Gjyshërit mund të kenë mendime të ndryshme me mbesën por ajo që i bashkon është dashuria.

Kristi ka ftuar sot gjyshërit e saj, Jahon dhe Asimen, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ata ?e detyrojnë? të sillet si vajzë fshati.

Kristi, 17-vjeçarja nga Mbrakulli i Beratit, rrëfen se prindërit e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte vetëm 1 vjeç, ndaj ajo u rrit me gjyshërit. Kur Kristi ishte 7 vjeç, prindërit e saj u rikthyen dhe u shpërngulën në Tiranë për rreth 10 vite. Por ata shkuan sërish në Greqi dhe gjyshërit e saj nuk e lejuan Kristin të shkonte me ta sepse nuk dëshironin që ajo të ndërpriste studimet.

Kristin e shqetëson fakti që duhet të sillet si vajzë fshati, gjë që gjyshërit e imponojnë ta bëjë sepse nuk duan që njerëzit ta paragjykojnë.

?Duan të më shikojnë si murgeshë, me gjëra të gjata!?

Jaho dhe Asime pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? dhe vijnë në studion e ?E diela shqiptare?. I pyetur nga Arditi se kush mendojnë se mund t?ua ketë bërë këtë surprizë, Jaho thotë se ka 6 fëmijë, 6 nipër e 5 mbesa, ndaj nuk e di se kush mund të jetë. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Kristi, e cila ka një mesazh për ta.

Kristi ? Gjyshi, nëna, dua t?ju kërkoj falje nëse ju kam mërzitur këto muaj. Por unë e di shumë mirë që ju më kuptoni edhe unë ju kuptoj sepse nuk është e lehtë.

Jaho ? Ne të falënderojmë për këtë surprizë që na ke bërë dhe ne jemi munduar që të të ndihmojmë sa më shumë që ti të vazhdosh shkollën.

Arditi ngacmon gjyshërit e Kristit, duke u thënë se ajo do të bëhet modele për një sfilatë të brendshmesh. Ndërsa Kristi u thotë se nuk do që të përshëndesë të gjithë njerëzit e fshatit, vetëm ata që e kanë rrespektuar dhe se Asimja nuk duhet të ndërhyjë në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Asime ? I kam thënë që vish rroba serioze, se është edhe ftohtë jo se e them unë.

Arditi ? Do ta martojmë në fshat apo në qytet?

Asime ? Jo, në fshat nuk e martoj unë.

Arditi ? Ta martojmë jashtë shtetit më mirë?

Jaho ? Ku të jetë kismeti. Nuk i dihet fatit të vajzës, mund të jetë edhe jashtë shtetit.

Kristi ? Ëëë.. jashtë shtetit. Këtu ka një kleçkë gjyshi. Kam një hallë që jeton në Itali dhe pronari i saj është italian. Ai ka një djalë dhe gjyshi do shumë që të më shikojë me atë.

Jaho ? Ajo e di vetë, nuk i ndërhyjmë ne.

Kristi përqafon gjyshërit e saj, duke na treguar se edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin, dashuria do t'i bashkojë gjithmonë.

Free Traffic Exchange