Ora News - Komunikimi javor - Rama: Nga nesër, nis rrugëtimi pa PD-në drejt 18 qershorit

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita nuk e shfrytëzoi hapësirën e lënë nga mazhoranca për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shton se duke filluar prej ditës së nesërme, Partia Socialiste do të nisë rrugën pa Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.
Rama: Kohën e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja dhe shmangien e një shfaqje turpi në rrugët e qytetit të vogël, Partia Demokratike nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale ka instaluar në Bulevard për të hapur një faqe të re bashkëpunimi të qeverisë me opozitën, e humbi këtë kohë të çmuar duke festuar një fitore imagjinare në bunkerin ku është kyçur nga frika e drejtësisë dhe duke kërcitur dhëmbët për fitore të reja si kjo.
Përfundimi se në zgjedhjet e 18 qershorit po merr formë përfundimtare për shkak të verbërisë fatale të dy njerëzve në krye të saj, liderit të vjetër e hakmarrës që nuk e treti dot fare humbjen e rëndë të 4 viteve më parë dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin, por lider dot nuk bëhet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nga-neser-nis-rrugetimi-pa-pd-ne-drejt-18-qershorit/