Plagosja e ish-kampionit të boksit, shpallet në kërkim një i dyshuar

2017-07-06 4

olicia e Shkodrës shpalli në kërkim një 21 vjeçar me inicialet V.K, që dyshohet se është autor i plagosjes me arme të ish-kampionit të boksit, Nelson Hysa 32 vjeç.

Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 14:30, në Shkodër, kur Hysa po futej në një berberhane.

Atentatori, që gjendej në një motor sëbashku me një bashkëpunëtor në këtë krim, e qëlloi me pistoletë. Të dy mbanin në kokë skafandra.

Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm e cila i përket një pistolete ?TT?.

Policia ende nuk ka një motiv zyrtar lidhur me shkaqet e atentatit.

Burime të grupit të hetimit, thanë për Tv Klan, se po punohet në disa pista. Një ndër to është ajo e ndonjë konflikti banal mes Hysës dhe atentatorëve.

Po ashtu policia po kryen hetime edhe në lidhje me aktivitete të paligjshme ku mund të jenë përfshirë palët.

Boksieri 32-vjeçar Nelson Hysa, mori dy plagë në bark dhe u transportua për në spitalin e Shkodrës. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve./ TV KLAN