Zaev - Gruevski, “luftë” deklaratash - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë përplasjen me deklarata. Partia e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit thekson se lideri socialdemokrat Zaev po hesht ndaj vendimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do të mbahen edhe në gjuhën shqipe.?Krimineli Zaev dhe LSDM, përveçse mashtruan qytetarët dhe shkelën vullnetin e tyre, kanë shkelur edhe Kushtetutën, ndërsa tani heshtin dhe përkrahin provokimet me të cilat fillon realizimi i Platformës së Tiranës?, thuhet në një komunikatë për mediat.Megjithatë, LSDM është kundërpërgjigjur duke theksuar se i rëndësishëm është transferimi i qetë i pushtetit dhe formimi i qeverise së re. ?VMRO shqetësohet vetëm për interesat e kriminele, nuk ka çfarë t?u ofrojë qytetarëve dhe për këtë arsye përdor gjuhën e urrejtjes dhe nxit dhunë. As nuk do të dëmtohet gjuha maqedonase, as nuk rrezikohet uniteti i shtetit?, thekson LSDM.Kryeparlamentari Talat Xhaferri e ka njoftuar presidentin Ivanov prej disa ditësh se ekziston shumica parlamentare për formimin e qeverisë dhe tashmë pret që kreu i shtetit të mos e vonojë dhënien e mandatit. Por nga Ivanov nuk ka ende asnjë vendim.

Free Traffic Exchange