Report TV - ​Bojkoti i zgjedhjeve, asgjësohet statuti i Partisë Demokratike

2017-07-06 0

TIRANE-Vendimi i krerëve të partisë më të madhe në opozitë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, pa qeveri teknike dhe votim elektronik, e ka futur Partinë Demokratike në një hulli paligjshmërie, ndërsa që nga dita 73 e ngujimit para Kryeministrisë, po provokon edhe ndarjen kësaj partie në dy kampe, pro dhe kundra linjës së bojkotit.

Pikësëpari, këmbëngulja për t?u mos u regjistruar në zgjedhjet parlamentare nuk reflekton vullnetin apo vendimmarrjen e asnjë forumi apo strukture të Partisë Demokratike. Edhe qëndrimi i fundit i grupit parlamentar demokrat, i cili vendoi të vijojë linjën e bojkotit, nuk gjen asnjë referencë në statusin e PD.

Free Traffic Exchange