Report TV - Sot afati i fundit i PD-së për pjesëmarrje në 18 qershor

2017-07-06 0

TIRANE-Edi Rama i ka vendosur Lulzim Bashës jo pa qëllim ditën e sotme si afati final për të negociuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.

Teksa doli në konferencë shtypi të premten dhe tërhoqi kandidatët nga zgjedhjet e Kavajës, Rama tha se e priste Bashën deri në datën 7 maj, ndërsa në datën 8 nuk kishte më kohë për të.

Në të vërtetë data 7 nuk ishte një kufi i limitit të durimit të kryeministrit, por një datë që lidhet me aspektet teknike të përgatitjes së zgjedhjeve të 18 qershorit. Dita e sotme është afati i fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në respektim të afateve ligjore, duhet të nisë shtypjen e fletëve të votimit.

Ky institucion ka një kontratë me kompaninë sllovene ?Cetis? për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t?i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t?i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.