Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se v" />
Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se v"/>

Ora News – "Rama veproi drejt me Kavajën, PD gabim që s'pranoi ofertën e McAllister"

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se vendimi i kryeministrit Rama për të tërhequr nga zgjedhjet ne Kavajë kandidatin e PS ishte i duhuri pasi evitoi skenarin e zymtë të përgatitur nga opozita.

Për Vangjelin opozita veproi gabim me refuzimin që i bëri ofertës së McAllister.

18 qershori u shpreh Lorenc Vangjeli do të jetë formal duke shtuar se mund të ketë zgjedhje por jo zgjidhje.

Vangjeli tha se vendi po hyn në një spirale nga e cila është vështirë të parashikohet si do dalë.

Vangjeli: Vendimi i Ramës për Kavajën i drejtë

Vangjeli: Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i drejtë i Ramës, akt që do brohoritur pavarësisht motiveve dhe që ndoshta shmangu diçka që kur do të ndodhtë do të na bëntë të pendoheshim. Aktet e qeverisë, të gjitha qeverive nuk meritojnë duartrokitje, ky është detyrim, është detyrë e tyre dhe Rama kësaj radhe veproi si kryetar i qeverisë së Shqipërisë. Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte në Kavajë, por të gjitha prognozat ishin të zymta. Një situata e cila kur të ndodhte do të kishte pasoja të paparashikuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vangjeli-vendi-po-hyn-ne-nje-spirale-nuk-dihet-ku-do-dale/

Free Traffic Exchange