Ora News – Rama: Jemi në udhëkryq, situatën ta kapërcejme me njerëzillëk

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama tha nga Gjirokastra se historia e politikës së brendshme shqiptare ndodhet në udhëkryq.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se kjo periudhë udhëkryqi duhet të kalohet me njerzillëk, sepse cilësia e një demokracie tha Rama nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por me sa njerëzisht njerëzit jetojnë dakordësinë mes tyre.
Rama: Edhe në Shqipëri jemi në një udhëkryq, që është përcaktaur nga vullneti për të hyrë në një fazë të re të cilën më shumë se gjithçka e simbolizon vullneti për të ndërtuar një drejtësi të re që pa BE pa tërheqjen e fortë të njerëzve tanë drejt BE do të ishte e pamundur. Pavarësisht rezistencës së barikadave, mureve që kemi përpara si një pengesë për të filluar zbatimin e reformës në drejtëis është e qartë se do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara. Do të fitojë Europa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj si shprehje e frikës nga e ardhmja dhe nga temrri i drejtësisë.
Shqipëria është e vonuar në këtë proces, sikundër janë të vonuar vendet e tjera të rajonit tonë. Çka na bën të shohim me qartësi një fakt se shpejtësia me të cilat vendet e dala nga rënia e komunizmit iu aderuan BE është e përcaktuar nga pesha e të shkaurës, sa më e lehtë peshak te shkaurës aq më e shkuretër koha për të hyrë në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-jemi-ne-udhekryq-situaten-ta-kapercejme-me-njerzillek/