Ora News - Rritja e pagës minimale, sipërmarrja kërkon negoiciata me qeverinë

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e pagave minimale, nga 22 mijë lekë në 24 mijë, do të përkthehet në kosto shtesë për investitorët. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra thotë në një intervistë për Ora Neës se në pak muaj nëse nuk negociohet për ti krijuar edhe biznesit lehtësi në barrën fiskale, kompanitë do të shkurtojnë punëtorët e tyre.
Rritja e pagës minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë, për biznesin dhe sipërmarrjen do të thotë para të tjera që do të dalin nga arkat e kompanive. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra thotë se ky vendim do të ketë ndikimi të drejtpërdrejtë në projektbuxhetin e çdo sipërmarrësi dhe si pasojë kompanitë do të kërkojnë alternativa për ti mbuluar ato.
Arben Shkodra: Natyrisht që mund të përdoren rezervat fillestare të kompanisë të cilat i ka akumuluar. Mund të ndikojë edhe në vendimmarrjen për dividentin që tashmë vendimmarrja ka ndodhur sepse ka dalë bilanci i vitit që kaloi, por gjithësesi ai dividend mund të ketë edhe një kosto ekstra sepse dividenti është i anonçuar, do tërhiqet do të paguhet 15% mbi dividentin dhe do të rikthehet prap në kompani për të amortizuar të paktën një periudhë 2-3 mujore për kompanitë. Nga ana tjetër kemi një situatë që duke prekur rezervat të cilat mund të ishin të destinaura për investime, investimet edhe mund të mungojnë në atë kompani të caktuar.
Efekti nuk do të ndjehet që në muajt e parë, thotë kryetari i prodhuesve Shkodra, por shqetësues duken propozimet për shkurtimin e numrit të punonjësve, si formë për të përballuar kostot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rritja-e-pages-minimale-sipermarrja-kerkon-negoiciata-me-qeverine/