Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ri i shoqatës antikomuniste të ish të përndjekurve politik të Shqipërisë, Nebil Çika ka nisur një tur takimesh për t?u njohur me anetarësinë. Ndalesën e radhës e kishte ne Shkoder, ku përpara ish të përndjekurve, garantoi se zëri i tyre do të dëgjohet dhe nëpërkëmbja do të marrë fund.
Nebil Çika: Do të funksionojmë si organizatë politike jo si shoqatë e njerëzve në nevojë sic na ka trajtuar deri tani politika dhe shtetit shqiptar. Si të tillë duhen respektuar nga shoqëria nga shteti edhe nga politika, gj që nuk ka ndodhur deri tani. Le të bëjmë përpjekje që të ndodhë.
Çika argumentoi se përse me ligjin aktual është kundër hapjes se dosjeve.
Nebil Çika: Ai nuk është ligji i hapjes së dosjeve, ai është ligji i mbylljes së dosjeve për shkak se po marxhinalizohen vetëm hallka e fundit e krimit komunist që janë bashkëpunëtorët.
Ish të përndjekurit në Shkodër kërkuan statusin ligjor me te drejta të plota, dhe jo nje vërtetim. Mbyllja e takimit u bë duke deklaruar se kjo shoqatë do t?i kërkojë Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës përfaqësim në të gjitha strukturat, si dhe listat e deputeteve, pasi në të kundërt nuk ka më mbeshtetje sa për të thënë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapja-e-dosjeve-cika-te-mos-neperkemben-me-ish-te-perndjekurit/