TIRANE-Protesta e ardhshme e Partisë Demokratike nuk do të jetë në Kavajë, por do të mbahet të shtunën, më 13 Maj, ora 12:00 në Tiranë.
Në mbledhjen me krerët e degëve të PD dhe funksionarë të lartë të partisëqë pati në mesdite, PD vendosi të mbajë një protestë popullore ditën e shtunë, datë 13 Maj,në ?Bulevardin Dëshmorët e Kombit?.
Basha ka porositur organizatorët për një protestë ''paqësore por masive dhe energjike''.
Burime nga mbledhja e kryetarit Basha me krerët e degëve, por dhe me strukturat drejtuese qendrore në Partinë Demokratike bëjnë me dije se të gjithë pranishmit kanë qenë unanim për një qëndresë paqësore të opozitës fundjavën e ardhshme.