Elbasan, çaktivizohet me shpërthim të kontrolluar pakoja e dyshimtë

2017-07-06 0

Forcat anti-eksploziv nga kryeqyteti realizuan shpërthimin e kontrolluar të pakos se dyshimte, që u gjet pranë teatrit Skampa në Elbasan.

Ende nuk është përcaktuar çfarë kishte brenda saj, por dyshohet se bëhet fjalë për eksploziv. Pakoja e dyshimtë u pa fillimisht nga një qytetar, i cili njoftoi policinë. Ajo ndodhej poshtë një mjeti por blutë ende nuk e kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes për të sqaruar nëse objektiv ka qenë makina dhe pronari i saj.

Policia krijoi një perimetër sigurie duke bllokuar rrugën dhe larguar njerëzit deri ne mbërritjen e specialisteve anti-eksploziv nga kryeqyteti.

Pas më shumë se dy orësh u krye shpërthimi i kontrolluar, ndërsa pako tashme ndodhet në duart e hetuesve. Grupi hetimor do të marrë në pyetje pronarin e mjetit apo personin të cilin e përdorte për të verifikuar nëse kanë konflikte me të tjerë persona.

Tv Klan

Free Traffic Exchange