Basha: Ramën e ndali populli, jo ambasadorët

2017-07-06 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se tërheqja e Edi Ramës nga ?zgjedhjet fasadë? në Kavajë nuk ishte dhuratë, por rezultat i betejave qytetare që prej 18 shkurtit dhe frika nga marshimi popullor i të dielës.

?Tërheqja nga Kavaja nuk është dhuratë e nuk është lëmoshë, por është zmbrapsje e detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për tu keqpërdorur ditën e diel dhe zmbrapsje e detyruar nga projektimi i bashkimit më të madh të qytetarëve që ishte bërë gati të marshonte drejt Kavajës, të çlironte Kavajën dhe nga Kavaja të gjithë Shqipërinë?, tha Basha duke folur në ditën e 78-të protestës, një ditë pasi Kryeimistri Rama njoftoi tërheqjen nga zgjedhjet lokale të Kavajës.

Basha tha se tërheqja e Edi Ramës nga zgjedhjet fasadë në Kavajë ishte vetëm e vetëm rezultat i betejës për të mos lejuar vjedhjen e votës.

?Gjithçka ishte përgatitur për zgjedhje fasadë, paratë ishin ndarë?këto janë faktet, i dini ju i di unë, i di Edi Rama, i dinë edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja në Tiranë, por askush s?kishte ndër mend të bënte asgjë. As Edi Rama, ambasadat e kufizuan me deklarata dhe nganjëherë pa deklarata fare, socialistët e ndershëm të Kavajës ulën kokën para krimit.?

Basha tha se asgjë nuk do të ishte arritur përballë kësaj masakre pa betejën për votën e lirë të qytetarëve.

?Asgjë nuk kishte për të ndodhur por gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta ndalë, mund të përballet me krimin e veshur me pushtet, jeni ju.?

Ai tha se e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë është bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe demokraci. /tvklan.al