http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arritja e një marrëveshjeje politike duket se është më pranë. Njerëzit e besuar pranë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, vijojnë të mbajnë kontakte për negociatat e pritshme, finalizimi i së cilave do të jetë marrëveshja politike. Për të siguruar përfshirjen e opozitës në zgjedhje parlamentare, kryeministri Edi Rama dha sinjalin e qartë të arritjes së një kompromisi. Tërheqja e kandidatit nga zgjedhjet në Kavajë, përbën pikënisjen e finalizimit të një pakti politik mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës. Këto janë orët më të rëndësishme, për të arritur në nënshkrimin e paktit politik. Në deklaratën e tij, kryeministri Rama i bëri me dije kundërshtarit politik se afati i fundit për të arritur kompromisin është data 7 Maj. Dhe për këtë ka një arsye, theksoi Rrama. ?Sepse 7 maji koinçidon dhe me fundin e kohës fizike për të garantuar procesin zgjedhor, pa cenuar punën e KQZ për përgatitjen e materialit të votimit në 18 qershor.? I hapur për dialog u shpreh edhe Basha, i cili pas tërheqjes së Ramës nga zgjedhjet e Kavajës, foli me eufori për fitoren e parë të protestës, që këtë të shtunë shënon 78 ditë. Në këtë klimë palët mbajnë të hapura të gjitha kanalet e komunikimit për një takim të tretë mes Ramës dhe Bashës. Por, nëse ka një pikë të cilën Rama është shprehur se nuk mund ta negociojë është data e zgjedhjeve. Sipas tij, më 18 Qershor shqiptarët do t?u drejtohen qendrave të votimit. E me këtë frymë socialistët kanë nisur prej ditësh takimet me elektoratin. Ndërkohë që të martën e ardhme, më datë 9 Maj, që përkon me themelimit të Bashkimit Europin, PS do të mblesë Kongresin Zgjedhor, nga ku do të prezantohet programi politik për një mandate të dytë qeverisës.