Ora News - Hoxhaj në Athinë takon homologun grek

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një vizitë pune në Athinë, ku është pritur nga homolgu i tij grek, Nikos Kotzias.
Edhe pse të dy palët konstatojnë se marrëdhëniet ndërshtetërore janë në një nivel shumë të mira, Greqia do të vazhdojë mos ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Pas takimit Kotzias ? Hoxhaj, nuk ka pasur deklarata për shtyp. Ndoshta pse ka munguar një lajm që Prishtina e pret prej vitesh: ai i njohjes nga Athina të pavarësisë së Kosovës.
Por edhe pa këtë njohje marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve po zhvillohen normalisht, aq sa niveli i tyre të konsiderohet i shkëlqyer.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/rajoni/hoxhaj-ne-athine-takon-homologun-grek/