Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Kandidati i LSI për Shkodrën Dritan Ylli shprehet se zgjedhjet pa opozitën janë absurde. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës Ylli thotë se PS e PD kanë frikë nga vota e lirë, nisur nga fakti që nuk po i japin zgjidhje krizës politike. Edhe pa Metën kryetar shprehet Ylli LSI do te jetë force e parë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
Kur ende kërkohet një zgjidhje për situatën LSI vlerëson se është absurde të shkohet në zgjedhje pa opozitën. I ftuar ne studion e Ora Neës anëtari i kryesisë dhe i dyti në listën e kandidatëve të LSI në Shkodër Dritan Ylli thotë se fakti që nuk po i jepet zgjidhje situatës tregon një frikë të dy palëve PD e PS nga vota e lirë
Ylli: Është absurde për secilin prej qytetarëve të këtij vendi që jeton në 27 vite pluralizëm. Nuk është aspak e këndshme të dëgjoj dhe të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Fakti që nuk po gjendet një zgjidhje për të bërë zgjedhje me standard. Fakti që ka një lloj frike nga vota e lirë ndoshta. Të dyja palët, mbase kjo është edhe një frikë nga rritja e LSI.
Po si do të jetë LSI pa Ilir Metën? Përkundër zërave që e shohin partinë pa kryetarin, Ylli mendon se partia do ketë një rritje në elektorat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dritan-ylli-zgjedhjet-pa-opoziten-nuk-garantojne-stabilitet/