Ora News - Spaho: Rama ta lexojë mirë Kavajën. Në negociata mos vijë sfidues

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se tërheqjen e kandidatit në Kavajë duhet të lexojë mirë, duke theksuar se ai mori këtë vendim nga frika e qëndresës së qytetarëve shqiptarë.
Në një lidhje direkte për Ora News nga çadra e lirisë, Spaho i bëri thirrje Ramës që të vijë në tavolinën e dialogut që opozitë e ka lënë të hapur, por jo me oferta sfiduese si në dy raundet e para.
Spaho: Rama u tërhoq nga frika
Spaho: Ne kishim deklaruar që në fillimin e kësaj protestë që zgjedhje në influencën e krimit dhe pa opozitën nuk do të ketë as në Kavajë as në 18 qershor. Nga përballja me qytetarët Rama u tërhoq si një frikacak dhe ti japë opozitën fitoren e parë ne betejën e madhe që kemi marrë në përpjekjet që po bëjmë për të garantaur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Spaho: Ta lexojë mirë Kavajën, të vijë me oferta serioze
Spaho: Rama deri tani nuk ka bërë asnjë tërheqje, edhe dy raundet e negociatave është parqitur sfidues pa asnjë ofertë serioze, duhet ta lexojë shumë mirë Kavajën dhe të vijë seriozisht në negociata për të krijuar kushte e domosdoshme që zgjedhjet të jenë sipsa standardeve. Ora po i kalon kryeministrit dhe e përsëris që ta lexojë mirë Kavajën dhe qëndrimin e qytetarëve pasi me vonë do të jetë von për të.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spaho-rama-ta-lexoje-mire-kavajen-ne-negociata-mos-vije-sfidues/