Rama: Tërheqim kandatin tonë në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza politike ka marrë një kthesë të papritur. Kryeministri Edi Rama në një dalje urgjente para mediave tha se PS tërheq kandidatin e saj nga zgjedhjet për bashkinë Kavajë, çka do të thotë se pritet që e diela të jetë një ditë e zakonshme. Por kreu i qeverisë lëshoi ultimatumin e fundit për kundërshtarin politik, duke i lënë dy ditë afat për të arritur marrëveshjen, e cila do ta bënte PD-në pjesë të zgjedhjeve politike. Duke nënvizuar se oferta e tij për opozitën, në tavolinën e negociatave nuk ndryshon, Rama tha se data e zgjedhjeve do të jetë 18 Qershori. Shefi i ekzekutivit zbuloi një skenar, pas të cilit qëndron opozita, që sipas tij synon destabilitetin e vendit. Edi Rama nënvizoi se do të bëjë gjithçka për të kthyer opozitën në rrugën e arsyes. Por nëse përballë këtij qëndrimi konstruktiv sipas tij, do të mbetet i njëjti mur bllokues, më 18 qershor zgjedhjet do të bëhet edhe pa opozitën.