Kryeministri Edi Rama ka tërhequr kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës në përpjekje për të shmangur çdo tentativë për destabilizim. Ai tha se i rëndësishëm për ta ishte 18 qershori, datë e cila ishte e panegociueshme.
?I kam kërkuar kandidatit për Bashkinë në Kavajë të tërhiqet?, tha Rama duke shtuar se ?Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që PD-ja po e gatuan neveritshëm për turpin e vet.?
?Turpi le t?i mbetet PD-së, i kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës? Vjen gjithmonë një moment për të thënë fjalën e fundit. Deri më 7 Maj unë do të përqendrohem tek përpjekja për të bindur PD-në që të jetë pjesë e zgjidhjes së arsyeshme që kemi propozuar, sepse 7 Maji përkon edhe me fundin e kohës fizike për të garantuar procesin zgjedhor?.
Rama tha se këtë qëllim ua kishte komunikuar edhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët gjithashtu kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund gjithçka për të mos e lënë PD-në jashtë zgjedhjeve.
?Dua të jem shumë i sinqertë me të gjithë. Që ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, që pas atyre që janë ngujuar në cadër nga frika e drejtësisë, ka edhe të tjerë që duan destabilizimin e Shqipërisë, këto nuk janë më hamendje., janë fakt. Por që Shqipëria nuk dot destabilizohet nga ky plan?këtë ua siguroj të gjithëve.?
?Duhet ta keni shumë të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim i rëndë dhe këtë krim që nuk ka ndodhur as në vendet më të humbura, me demokraci shumë më të dobët se Shqipëria, në këtë vend nuk mund, nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë të ndodhë. Nuk do ta lejojmë ne dhe askush?.
Rama tha se do ta presë Lulzim Bashën për marrëveshje deri më 7 Maj, ndërsa më 8 Maj, të hënën, nuk do të jetë më i disponueshëm.
Ai tha se sfida e PS nuk është 7 Maji i Kavajës, por 18 Qershori dhe shkuarja drejt zgjedhjeve pa probleme në vend.
Rama foli në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, një ditë pasi dështoi edhe takimi i dytë i ndërmjetësuar nga Presidenti Bujar Nishani me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryeministri tha se kishte bërë gjithçka kishte mundur për përfshirjen PD-së në zgjedhje, jo për ata që janë në çadër, por për njerëzit e thjeshtë.
?Shumë më thonë mos e lësho 18 Qershorin, mos keni asnjë dyshim se edhe po të doja ta negocioja, nuk mundem. Pra 18 Qershori nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t?i garantojnë dhe jo t?i negociojmë të drejtat e popullit?./tvklan.al