http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike përgjatë gjithë ditëve te fundit është përqendruar tek protesta, qe do te mbahet te dielën ne Kavaje. Pjese e tubimit opozitar ne 7 maj, do te jene edhe partitë aleatet dhe kryedemokristiani Nard Ndoka, premton se protesta do te jete paqësore.Nard Ndoka: Qëndresa është kryesorja.Do te jete një proteste paqësore?Nard Ndoka: Padiskutim qe është nje proteste e qete, te paktën ka nje ndryshim ne stilin, ne drejtimin e opozitës nga zoti Basha. Ne kemi pare vërtet protesta model, paqësore qe nuk i kemi pare asnjëherë ne keto vite.Por krejt ndryshe e lexon situatën aleati tjetër i PD, Kreshnik Spahiu, sipas te cilit situata ne Kavaje është e nxehte dhe nuk përjashton faktin qe opozita te bllokoje qendrat e votimit.Kreshnik Spahiu: Ajo nuk është nje perballje e opozitës me qeverinë, ajo është nje përballje e popullit me mafien politike. Ashtu siç ambasadori Lu beri thirrje dy vjet me pare Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, qe mos votonin mercedeset e zinj, qe mos votonin kriminelet tashme, ka nje front me te gjere përtej PD, përtej opozitës, ka nje front popullor qe te dielën te ketë nje përballje me mafien politike, dhe sigurisht ne këtë përballje historike, dihet se kush do te jete fituesi, do te jete populli.A ka skenar për bllokimin e qendrave te votimit ose shpërndarjes se materialeve zgjedhore?Kreshnik Spahiu: Do te përdoret çdo lloj skenari qe qeveria dhe mafia te mos triumfoje përballë zgjedhjeve te lira dhe te drejtave kushtetuese qe janë per te zgjedhur dhe per t?u zgjedhur. Kavajës po i hiqet mundësia per te pasur pluralizëm politik, Kavajës po i hiqet mundësia per te votuar alternativa, Kavajës po i hiqet mundësia per te votuar pas 27 vjetësh per te votuar te lire. Ne këtë mënyrë çdo lloj mjeti është legjitim dhe çdo lloj mjeti do te jete legal për faktin sepse popullit i justifikohet çdo lloj rebelimi, ne rastet kur qeveria i poshtëron ata publikisht, duke u mohuar te drejtat kushtetuese.Por cfare do te ndodhe te dielën ne qytetin e Kavajës.A garantoni ju qe nuk do te ketë dhune ne Kavaje?Kreshnik Spahiu: Dhunen mund ta përdorë vetëm policia, populli nuk ka nevoje te përdorë dhune se do te jete i shumte. Atje ku janë 200 mije qytetare dhe 1 mije police nuk mbetet gje tjetër veçse t?i bëjmë thirrje policisë, bashkohuni me ne sepse ata nuk mundet ta mbajnë forcërisht dhe me dhune pushtetin.I vetmi skenar qe Partia Demokratike ka bere publik deri me tani është se te dielën, diten e zgjedhjeve ne orën 11.00 do te ketë një proteste ne qytetin e Kavajës.