Hapja e dosjeve të komunizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot, në emër të së vërtetës, shumë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit do të transferohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave tek Autoriteti që do të informojë shqiptarët për krimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur gjatë diktaturës.Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, theksoi se fondi do të bashkohet në mënyrë që të gjitha ngjarjet të zbardhen pa lënë hapësirë për manipulime e shantazhe.Për drejtuesen e Autoritetit për informim mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit, këto dosje do të mundësojnë në të ardhmen edhe digjitalizimin e publikimin e tyre të plotë.Marrëveshja për këtë bashkëpunim është nënshkruar sot, pavarësisht se dy institucionet kanë bashkëpunuar më herët si për dosjen e Musine Kokalarit, po ashtu edhe për grumbullimin e dokumenteve për dosje të tjera që pritet të hapen.